Ambasadorja Borjanka Simiçeviq i dorëzoi letrat kredenciale presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, me çka zyrtarisht mori postin e ambasadores së Malit të Zi në Ukrainë.
Siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme, në takim u vunë në dukje marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, të ndjekura nga një dialog thelbësor politik të konfirmuara përmes solidaritetit dhe mbështetjes së Malit të Zi për Ukrainën gjatë agresionit rus.
Duke iu referuar procesit të integrimit evropian, Simiçeviq rikujtoi rëndësinë e vendimit të qershorit të Bashkimit Evropian.
“Mali i Zi është i gatshëm që, në bazë të përvojës së tij të negociatave, të ndajë përvojën dhe njohuritë e nevojshme dhe të ofrojë të gjitha llojet e mbështetjes për Ukrainën në rrugën e saj evropiane,” shtoi Simiçeviq.
Zelenski shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të ofruar nga Mali i Zi.
“Të dy vendet do të vazhdojnë të punojnë për intensifikimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të përgjithshme dypalëshe”, përfundoi Zelenski.