Drejtori i ISHP-së, Igor Galliq, tha se kanë regjistruar një rritje të numrit të pacientëve me koronavirus dhe se incidenca katërmbëdhjetë ditore në nivelin e Malit të Zi është 134.07. “Disa qytete kanë parë një rritje edhe më të madhe, veçanërisht në jug dhe bregdet,” paralajmëroi Galliq, duke vënë në dukje se 37 persona janë në spital. Ai sqaroi pritet se rritje e numrit të infektimeve, duke pasur parasysh numrin e turistëve që qëndrojnë në vendin tonë. Ai njoftoi se mesatarisht 2,042 persona testohen çdo ditë për virusin korona, dhe pjesa e njerëzve pozitivë për atë numër është 3.62 përqind. Epidemiologia Milena Popoviq-Samarxhiq tha që ISHP beson se lloji delta i koronavirusit është tashmë i pranishëm në Malin e Zi, por që pritet konfirmimi zyrtar nga testimet. Ajo kujtoi se lloji delta tregon rezistencë pak më të lartë ndaj vaksinave në krahasim me llojet e tjera, kështu që është më e lehtë të transmetohet për shkak të infektivitetit më të lartë. “Një person mund të infektojë pesë deri në tetë persona të tjerë. Kjo është arsyeja pse është e rrezikshme,” tha ajo.