Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq e vlerësoi të vlefshme mbështetjen e Sllovenisë për perspektivën evropiane të Malit të Zi dhe Ballkanit Perëndimor. Gjukanoviq shkroi në Twitter se u takua me kryeministrin slloven Robert Golob në margjinat e samitit të NATO-s. “Ne vazhdojmë praktikën e mirë të dialogut ndërmjet Malit të Zi dhe Sllovenisë në nivelin më të lartë. Mbështetja e Sllovenisë për perspektivën evropiane të Malit të Zi dhe Ballkanit Perëndimor është e vlefshme për procesin e mëtejshëm të integrimit dhe kuptimin më të mirë të partnerëve evropianë mbi rëndësinë gjeostrategjike të politikës së zgjerimit,” tha Gjukanoviq. Ai shprehu gatishmëri reciproke për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushën e mbrojtjes përmes iniciativave të dakorduara të ministrive kompetente.