ERDOGAN FITON ZGJEDHJET PRESIDENCIALE

Rexhep Taip Erdogan triumfoi në balotazhin e së dielës për zgjedhjet presidenciale. Turqit e zgjodhën president edhe për një tjetër mandat 5-vjeçar, duke e futur dominimin e tij politik të vendit në dekadën III.

Më shumë se 52% e votuesve mbështetën Erdoganin përballë rivalit të tij republikan Kemal Këllëçdarollu. Për kreun e shtetit turk, në këto zgjedhje triumfoi demokracia.

“Besimi dhe stabiliteti janë gjërat më të rëndësishme. Do të vazhdojmë të ecim me këto parime, mbi të cilët do të ndërtojmë një ekonomi të fuqishme,“ tha Erdogan.  

Për rivalin e tij, zgjedhjet ishin jo të ndershme.

“Në këto zgjedhje, doli në dritë vullneti i popullit për ndryshim, pavarësisht presionit të një regjimi autoritar. Beteja jonë do të vazhdojë”.

Mbi 64,1 milionë qytetarë turq kishin të mundësinë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, duke përfshirë mbi 1,92 milion të cilët hodhën votën e tyre në qendrat e votimit jashtë shtetit.

Më 14 maj, në raundi ne parë, asnjë kandidat nuk arriti të sigurojë 50 për qind të votave të kërkuara, duke çuar zgjedhjet në raundin e dytë, megjithëse Erdoğan kryesoi me 49,52 për qind të votave. Atë ditë, në raundin e parë, Aleanca e Popullit e udhëhequr nga Erdoğan gjithashtu fitoi një shumicë në parlamentin turk.

SHARE