SHKARKIMI I PRESIDENTIT META, SOCIALISTËT MBLEDHIN GRUPIN PARLAMENTAR

Socialistët janë të vendosur për të iniciuar shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Top Channel mëson se të hënën pritet të mblidhet grupi aktual parlamentar socialist nën drejtimin e kryesocialistit Edi Rama. Në këtë mbledhjen pritet të diskutohen mundësitë reale për shkarkimin e presidentit. Ndërkohë socialistët për ta bërë këtë kanë një problem ligjor. Ligji për komisionet hetimore dhe ato të posaçme e ndalon krijimin e tyre 4 muaj përpara përfundimit të mandatit aktual të parlamentit. Në të tilla kushte koha për të ngritur një komision hetimor nuk është në favorin e PS. Megjithatë socialistët do të diskutojmë për rrugët alternative.

SHARE