E PREMTJA E MADHE, DITA E DYTË E TREDITËSHIT TË PASHKËVE

Sot besimtarët katolikë kremtojnë të Premten e Madhe.

E Premtja e Madhe e Pashkëve është ditë lutjeje e heshtje, ditë e Mundimeve dhe kryqëzimit të Jezu Krishtit, akti më i lartë i dashurisë, që e bën njeriun të lirë.

Të Premten e Madhe të Pashkëve liturgjia e Kishës na fton të meditojmë misterin e mundimeve, të dhimbjes dhe të vdekjes së Jezu Krishtit mbi Kryq.

Në këtë ditë, të Premten e Madhe të Pashkëve, ka rëndësi të madhe pjesëmarrja jonë në Sakramentin e Rrëfimit apo të Pajtimit me Zotin e të afërmin tonë, rrugë e domosdoshme kjo për të pastruar zemrën e për t’u përgatitur për  kremtimin e Pashkëve me shpirt të përtërirë.

Së paku një herë në vit, kemi nevojë dhe obligim,  për këtë përtëritje të shpirtit tonë përmes Sarkamentit të Pajtimit e të marrjes së Eukaristisë Shenjte.

SHARE