GJELOSHAJ: NGA NESËR DO TË JENË TË HAPURA FARMACITË BUJQËSORE

Kryetari i Komunës së Tuzit përmes rrjetit social Facebook, drejtpërdrejt njoftoi qytetarët se Trupi Koordinues Kombëtar për Sëmundjet Infektive ka pranuar kërkesën e tij për hapjen e shitoreve bujqësore në Komunën e Tuzit.

Gjeloshaj theksoi se qytetarët nuk e kanë të lëjueshme që ata përsonalisht të shkojnë të bëjnë blerjen , por përmes telefonit të bëjnë porosinë dhe këto shitore do të ju sjellin produktin e porositur tek shtëpia.

Ndërsa në faqën e Komunës së Tuzit kanë postuar njoftimin ku tregon se si qytetarët mund të kontaktojnë personat e caktuar. Në postimin e plotë thuhet:

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se furnizimi i prodhuesve bujqësor me preparatet e nevojshme, do të kryhet asisoji që bujqit do të kontaktojnë farmacitë e autorizuara bujqësore, do të porosisin çfarë ju nevojitet, kurse ato do t’ua sjellin preparatet e porositura në adresën e shtëpisë.
Farmacitë e autorizuara bujqësore janë:

„TRITICUM“
069-138-700
069-645-500

„AGRO CENTAR“
020/601-758
069-334-043
067-344-043

„Hona“
069-626-533

AGROPROMOS DOO
068/021-911
067/021-911

Ndërsa për furnizimin me naftë, ju lutemi të kontaktoni personin si më poshtë:
Arton Gojçaj në numrin: 069-082-875.

SHARE