GJELOSHAJ HAPI SEMINARIN – PROMOVIMI I TURIZMIT TË AKSESUESHËM DHE TË QËNDRUESHËM PËR TË ARDHMEN

Dje, kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj bëri hapjen e seminarit të organizuar nga Komuna e Tuzit në kuadër të projektit P.A.S.T.4FuturePLUS – Promovimi i turizmit të qasshëm dhe të qëndrueshëm për të ardhmen.

Siç njoftojnë nga komuna e Tuzit, projekti është i fokusuar në promovimin e sektorit turistik dhe bizneseve që operojnë në këtë fushë, përpiqet të krijojë kushte që të gjithë të shijojnë ofertën turistike, pavarësisht pengesave fizike, aftësisë së kufizuar apo moshës, nëpërmjet programeve të bashkëpunimit ndërkufitar dhe territorial.

“Ky projekt dhe aktivitete përfaqësojnë kapitalizimin e projektit, ndërsa ngjarjet në të gjitha vendet partnere janë krijuar për t’i dhënë pikë shtesë këtij projekti dhe bashkëpunimit ndërkufitar midis Italisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi. Turizmi i qëndrueshëm është e ardhmja e çdo vendi në botë dhe theksi shtesë i qasshmërisë më bën edhe më krenar për projekte të tilla, sepse nuk duhet të harrojmë kurrë se duhet të sigurojmë që të gjithë të gëzojnë mundësi të barabarta jete,” theksoi kryetari Gjeloshaj.

SHARE