Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Komisionari për Zgjerim Oliver Varhelyi, përmes një deklarate të përbashkët për media u kanë bërë thirrje partive politike në Shqipëri që të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve.“Ne inkurajojmë të gjitha palët e përfshira në procesin e numërimit të votave të procedojnë me shpejtësi dhe në përputhje me procedurat e përcaktuara. Të gjitha forcat politike duhet të sigurojnë funksionimin efikas dhe demokratik të institucioneve në vend si rezultat i këtyre zgjedhjeve. Kjo përfshin përgjegjësinë për të ndjekur parimin demokratik për të respektuar rezultatin e zgjedhjeve”, thuhet në deklaratë.Borrel dhe Varhelyi bëjnë gjithashtu thirrje që çdo parregullsi të raportohet te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe autoritetet kompetente dhe që rastet, përfshirë pretendimet për blerje vote të hetohen. Duke ju referuar konstatimeve të OSBE/ODIHR, zyrtarët e BE, i cilësojnë zgjedhjet si të rregullta.