Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) njëzëri konfirmoi kandidaturat presidenciale të Alleksa Beçiq (Mali i Zi Demokratik) dhe Jakov Millatoviq (Lëvizja “Evropa Tani”) dhe refuzoi Zhelko Matijasheviq, i cili ishte propozuar nga një grup qytetarësh.
Influencuesit Jovan Radulloviq i’u kërkua të plotësojë kandidaturën e tij dhe të dorëzojë 2.613 nënshkrime të mbështetjes dhe një deklaratë të vërtetuar nga grupi i qytetarëve që e kanë propozuar.
Në takim të KSHZ është konstatuar se Matijasheviq nuk i ka plotësuar kushtet për kandidim.
Të rikujtojmë, se zgjedhjet presidenciale janë caktuar për më 19 mars.
Deri më tani janë konfirmuar kandidaturat e Andrija Mandiq (FD), Draginja Vuksanoviq Stankoviq (PSD), Millo Gjukanoviq (PDS) dhe Goran Danilloviq (Mali i Zi i Bashkuar).