HARASANI: HAPENI MË INTENSIVISHT ADMINISTRATËN PUBLIKE DHE DËGJONI ZËRIN E QYTETARËVE

Duhet të vazhdojmë më intensivisht të hapim administratën publike, të dëgjojmë zërin e qytetarëve, të digjitalizojmë shërbimet tona, por edhe të mbështesim të gjitha degët e qeverisjes që të jenë pjesë e kësaj nisme, tha sot zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Malit të Zi, Ilir Harasani.

Ai këtë e tha sot në prezantimin e Planit Kombëtar të Veprimit (2023 – 2024) të Partneritetit për Qeverisje të Hapur.

Harasani theksoi se Mali i Zi ka mundësinë që në të ardhmen “të shfrytëzojë në mënyrë më të mirë potencialin reformues të anëtarësimit në këtë iniciativë”.  

Ai përkujtoi se në mandatin e Qeverisë së 43-të për herë të parë është ofruar transmetimi i seancave të Qeverisë si kontribut shtesë në përmirësimin e transparencës së punës së administratës publike. Në takim, siç u tha, përfaqësuesit e sektorit joqeveritar u ftuan të aplikojnë për anëtarësim në Ekipin Operativ të Partneritetit për Qeverisje të Hapur.

SHARE