TIRANË, PROTESTË PARA AMBASADËS SË SERBISË NË MBËSHTETJE TË KOSOVËS

Dhjetra qytetarë protestuan përpara ambasadës serbe në Tiranë, në mbështetje të shqiptarrëve të Kosovës, të cilët prej një muaji, po përjetojnë tensionin e krijuar në Mitrovicën e Veriut.  ‘Stop duarve të tjera me gjakun e foshnjeve shqiptare, Serbi Genocidiste’ ‘Kriminelët kanë emër, Vucic Milloshevic’ ‘Gjithë trojet shqiptare janë me ty Kosovë’, ishin disa nga pankartat që protestuesit mbanin në duar.  Marshimi përpara ambasadës serbe zgjati për rreth 30 minuta, ku disa prej qytetarëve ishin veshur me flamuj kuq e zi dhe me kostume popullore.  Kjo protestë vjen pas situatës së krijuar në Kosovë, ku prej datës 10 dhjetor serbët kanë vendosur barrikada në veri të Kosovës, për të kundërshtuar arrestimin e policit serb nga policia kosovare, Dejan Pantiq.  Ky i fundit dyshohet për organizimin e sulmit të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri. Që kur janë ngritur barrikadat, në veri të Kosovës është shënuar një numër i madh incidentesh me armë zjarri, granata dore dhe bomba shokuese. 

SHARE