AKCIZA PËR KARBURANTET ULET ME 40 PËR QIND NË VEND TË 50 PËR QIND

Qeveria në mbledhjen e sotme ka shtyrë vendimin për uljen e akcizës për karburantet deri më 5 dhjetor, ku do të jetë 40 për qind në vend të 50 për qind. Qeveria, me propozim të Ministrisë së Financave, ka shtyrë deri më 5 dhjetor vendimin për uljen e masës së akcizës për shitjen e derivateve. Kjo do të thotë se akciza për karburantet do të vazhdojë të ulet për qytetarët dhe ekonominë, për të frenuar çmimet dhe për të paguar karburantet më të lira. Ministri i Financave Aleksandar Damjanoviq ka bërë të ditur se nga 8 nëntori deri më 5 dhjetor akciza do të ulet për 40 për qind, në vend të 50 për qind. “Planifikohet një ulje nga 6 dhjetori deri më 3 janar, por kjo do të varet nga ajo që do të ndodhë në tregun e karburanteve. Nëse ka përsëri rritje të çmimeve, atëherë do të shkojmë përsëri në uljen maksimale (50 për qind)”, tha Damjanoviq.

SHARE