ABAZOVIQ: KY ËSHTË NJË LIGJ KUNDËR MAFIAS, PRES MBËSHTETJEN E TË GJITHËVE

Ligji që do të rregullojë çështjen e konfiskimit të pasurisë me origjinë të paligjshme, do të kontribuojë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, tha zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, dhe shtoi se ky akt mund të quhet edhe ligj kundër mafias. Përfaqësuesit e Qeverisë sot kanë prezantuar modelin e konfiskimit të pasurisë me origjinë të kundërligjshme, pas së cilës do të ketë debat publik për atë akt, e më pas do t’i kalohet Kuvendit për kumtim. Abazoviq pret mbështetjen e të gjithë deputetëve. “Unë do të doja të shihja se kush nuk do ta mbështesë atë dhe pse. Nëse të gjithë e mbështesin atë, kjo do të ishte mbështetje për një konsensus social,” tha Abazoviq. Ai theksoi se sugjerimet e deputetëve do të jenë të mirëseardhura. “Pres edhe zhbllokimin e parlamentit të shtetit, të caktohet një seancë sa më shpejt, si për Këshillin Prokurorial ashtu edhe për aktet e mbetura dhe që buxheti të miratohet deri më 31 dhjetor. Këta katër deputetë mbështesin të gjitha këto zgjidhje ligjore dhe nuk  shantazhojnë Qeverinë e Malit të Zi”, tha Abazoviq dhe njoftoi se deputeti i LQ URA do t’i mbështesë të gjitha ato ligje.

SHARE