KARDINALI PAROLLIN: DUA QË MALI I ZI TË HYJË NË BE

Angazhimi i fuqishëm i Bashkimit Evropian, për Ballkanin Perëndimor është sinjal pozitiv,vlerësoi Sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinali Pjetro Parollin, i cili theksoi se dëshiron që Mali i Zi të jetë anëtare e këtij blloku evropian.

Parollin në konferencë për shtyp pas takimit me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq, tha se ai ishte i njoftuar me hapat e Malit të Zi në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ai tha se Selia e Shenjtë mundet vetëm ti gëzohet afrimit të familjeve evropiane të kombeve. “Angazhimi i fuqishëm i BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor është shenjë pozitive, prandaj shpresoj që samitet e mëvonshme që do të jenë do ta konfirmojnë këtë edhe më tej”, tha Parollin, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Ai vuri në dukje se BE nuk është vetëm një sistem ekonomik dhe ligjor, por mbi të gjitha një projekt paqeruajtës dhe një bashkësi principesh dhe vlerash.

“Dëshiroj që Mali i Zi të bashkohet në këtë bashkësi dhe të kontribuojë si model shoqëror dhe social i cili është në gjendje të ruajë identitetet fetare dhe kulturore të qytetarëve dhe të nxisë bashkëpunimin ndëretnik dhe ndërfetar”, tha Parollin.

Ndërsa Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq tha se vizita e Parollin do të jetë  bazë e mirë për forcimin dhe thellimin e bashkëpunimit midis Malit të Zi dhe Selisë së Shenjtë.

“Por edhe nxitjen për të qenë në të ardhmen e afërt të jemi mikpritës të shenjtërisë së tij, Papa Françeskut, paqen dhe misioni e të cilit e vlerësojmë shumë”, tha Markoviq.

SHARE