RAMA: SHQIPËRIA OFRON TË GJITHA SHËRBIMET ONLINE DUKE FILLUAR NGA 1 MAJI

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi sot se duke filluar nga 1 maji, nuk do të ketë më sportele dhe çdo shërbim publik do të ofrohet online. Gjatë një takimi me drejtuesit përgjegjës të institucioneve kryesore në vend që kanë aplikuar shërbimet online, Rama tha se kjo është “një epokë e re dhe një stacion historik i revolucionit digjital që i jep fund radhëve, zvarritjeve dhe bakshisheve”. Kryeministri Rama, njoftoi se nuk më asnjë kuptim që në pikat e gjendjes civile të shpërndahen certifikata letër, duke qenë se gjithçka mund të realizohet online. Sipas kryeministrit Rama falë transformimit digjital u arrit që të bëhej e mundur njohja e patentave shqiptare në Gjermani, që deri para këtij procesi ishte e paimagjinueshme. 

SHARE