Ancelotti: Reaguam dhe mbetëm në lojë, tifozët tanë duhet të jenë gati për ndeshjen e kthimit

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka reflektuar mbi ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt, e cila përfundoi me humbje të ngushtë 4-3.

Los Blancos u dominuan nga City në Etihad, por morën një rezultat relativisht të mirë, për të qenë në lojë dhe thuajse të barabartë në ndeshjen kthyese në Santiago Bernabeu.

Ashtu mendon edhe trajneri Ancelotti, i cili e ka vlerësuar reagimin e skuadrës, teksa i ka paralajmëruar tifozët të jenë gati për ndeshjen kthyese.Lexo po ashtu:City fiton festivalin e golave ndaj Realit, por gjithçka vendoset në Madrid

“Jam pak i frustruar sepse ne dolëm të dytët në shumë nga duelet tona individuale në pjesën e parë dhe ata shënuan dy gola që ne mund t’i kishim shmangur po të kishim kushtuar vëmendje”, ka thënë fillimisht Ancelotti pas ndeshjes.

“Arritëm të prodhojmë një reagim dhe ta mbajmë lojën gjallë përpara ndeshjes së kthimit. Është një humbje që na mban në lojë përpara ndeshjes së dytë në Bernabeu. Ne duhet të përmirësohemi në mbrojtje sepse kemi cilësinë për t’u krijuar atyre probleme në ndeshjen e kthimit”.

“Kam ndjenjën se e nisëm lojën shumë keq. Ishim shumë të butë dhe përfunduam duke pranuar dy gola. Ekipi më pas tregoi aftësinë e tij të madhe për të prodhuar një reagim, konkurruam dhe ishim në lojë deri në fund”.

“Duhet të përmirësohemi në mbrojtje. Bëmë mirë në zotërimin e topit dhe krijuam mundësi për të shënuar. Do të jetë shumë e rëndësishme që të përmirësohemi në mbrojtje në ndeshjen e kthimit”.

“Unë kam një skuadër me shumë përvojë që e ruajnë gjakftohtësinë e tyre kur situata bëhet e vështirë. Ata kanë luajtur shumë ndeshje të tilla dhe kurrë nuk dorëzohen dhe mbajnë gjithmonë kokën lart”.Lexo po ashtu:Guardiola pas fitores ndaj Realit: Rezultati mund të ishte më i mirë, por jam shumë krenar

“Ndeshja kthyese: Mendoj se do të kemi vështirësi për të parë një lojë të ngjashme dhe po aq të hapur si ajo që bëmë këtu sonte. Do të jetë një ndeshje ndryshe. City ka avantazhin dhe ju duhet ta merrni parasysh këtë”.

“Shpresoj që tifozët tanë të kërkojnë një paraqitje më të mirë nga ne për të arritur në finale. Tifozët tanë duhet të jenë gati për ndeshjen e kthimit sepse ne do të luftojmë për ta bërë atë një natë tjetër magjike”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

SHARE