EDHE NJË RAST TJETËR ME KORONAVIRUS NË MAL Ë ZI

Instituti i Shëndetit Publik i Malit të Zi ka konfirmuar një rast të ri të koronavirusit.  Kështu që, numri i pacientëve në Mal të Zi është rritur në 70, duke shënuar 27 persona të infektuar në Tuz. Pacientët që trajtohen në Qendrën Klinike të Malit të Zi janë në gjëndje stabile, thekson institucioni shëndetësor. “ Që nga dje në ora 18:00, janë analizuar 45 mostra.  Virusi i ri i koronës u konfirmua në një person, ndërsa tek 44 persona konstatimi ishte negativ,” theksuan nga Insituti. Janë 6.258 persona nën mbikëqyrjen mjekësore dhe sanitare në Mal të Zi.

SHARE