PËRFAQËSUESIT E KOMPANISË AMERIKANE BECHTEL ME ABAZOVIQ: DUAM TË NDËRTOJMË NË MAL TË ZI

Kryeministri i Malit të Zi në mandatin teknik, Dritan Abazoviq, ka takuar sot në Nju Jork përfaqësuesit e kompanisë Bechtel: Stuart Jones, president për çështjet rajonale dhe korporative të Bectel Global Corporation dhe Andrew Patterson, menaxher i projekteve të zhvillimit kapital të Bechtel Infrastructure. Abazoviq i njoftoi bashkëbiseduesit me planet në fushën e investimeve në projekte zhvillimore, veçanërisht në fushën e infrastrukturës dhe energjisë. “Ambiciet tona janë që të fillojmë një zhvillim më intensiv infrastrukturor me partnerë të besueshëm”, tha ai. Përfaqësuesit e kompanisë Bechtel e njoftuan kryeministrin për projektet që janë duke i realizuar në rajon dhe shprehën interesimin e tyre për bashkëpunim me Malin e Zi në drejtim të zhvillimit të infrastrukturës, veçanërisht në fushën e transportit dhe energjisë. “Ne duam të bashkëpunojmë me Malin e Zi për kënaqësinë tonë reciproke dhe në interes të zhvillimit të mëtejshëm të vendit tuaj”, thanë përfaqësuesit e Bechtel. Në takim u shkëmbyen mendime për vazhdimin e ndërtimit të autostradës dhe u vlerësua se ky projekt për Malin e Zi nuk është vetëm rrugë por korridor ekonomik dhe se duhet të fillojë sa më shpejt vazhdimi i pjesëve të mbetura.

SHARE