MASAT E TKK NUK KANË LIDHJE ME POLITIKËN DHE PROCESIONIN

Masat e reja të Trupit Koordinues Kombëtar nuk janë të motivuara nga politika dhe as që kanë të bëjnë me proçesionet të cilat në Mal të Zi i organizon mitropolia malazeze bregdetare, ka deklaruar drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Boban Mugosha.

Duke i komentuar spekulimet në opinion se masat e TKK  janë sjellë për shkaqe politike, Mugosha ka theksuar se ata ekskluzivisht janë udhëhequr nga shkaqet epidemiologjike.

“Masat e sjellura nuk kanë të bëjnë me politikën dhe as në çështje të tjera siç janë ato fetare. Këto janë masa epidemiologjike me qëllim të pengimit të përhapjes së virusit në popullatë dhe kjo mund të bëhet vetëm në këtë mënyrë“, ka sqaruar Mugosha në programin e mëngjesit të TVMZ. 

Përndryshe Trupi Koordinues Kombëtar, për shkak të rritjes së numrit të rasteve aktive me Covid19 ka sjell vendimin  për ndalimin e tubimeve fetare në vendet e hapura publike, me përjashtim në hapësirat të cilat u takojnë objekteve fetare.

Për shkak të rritjes së numrit të rasteve  aktive me korona virus, të imponuara nga vendet e jashtme e pastaj të përhapura brenda Malit të Zi, ndalohen edhe tubimet politike në vendet e hapura publike.

Po ashtu është vendosur që edhe ceremonitë mortore të bëhen vetëm brenda rrethit familjarë.

Banorët e Komunës së Rozhajës, për shkak të situatës epidemiologjike në këtë qytet, prej sot nuk mund të dalin nga objektet banesor duke filluar prej orës 18 deri në ora 5 të mëngjesit të ditës së ardhshme, ka vendosur Trupi Koordinues Kombëtar.

SHARE