“Projektligji për rininë, i cili u botua për debat publik, nuk është produkt i punës së përbashkët të anëtarëve të grupeve punuese qeveritare dhe joqeveritare, por produkti i punës së pavarur të departamentit ministror”, thuhet në kumtesën e Organizatën Joqeveritare të Forumit të Rinisë dhe Edukimit Joformal.
Ata theksojnë se përfaqësuesit e Ministrisë së Sportit në grupin punues për hartimin e Ligjit për Rini kanë krijuar në mënyrë të pavarur projektin e propozuar dhe i kanë dhënë përfaqësueseve të sektorit civil dhe anëtarëve të barabartë të grupit të punës, 15 orë pune për të paraqitur komentet dhe për t’u konsultuar me pjesën tjetër të sektorit civil”.
Komentet e sektorit civil janë dërguar si dhe mosmarrëveshjet e qarta në verbalizmin për zgjidhjet e propozuara dhe është theksuar se teksti i projektligjit duhet të ndryshohet ndjeshëm, por kjo gjë që nuk i ka penguar Ministrisë së Sportit që hartimin e këtij ligjit ta jap në debat publik”, thuhet në kumtesë.