QEVERIA E MZ MIRATOI PROJEKTLIGJIN PËR KËSHILLIN SOCIAL

Qeveria e MZ, miratoi sot Projektligjin mbi Këshillin Social, i cili përcakton më saktë dhe më tërësisht disa norma të caktuara për të përmirësuar punën e këtij trupi trepalësh. Ministri i punës dhe mirëqenies sociale, në Qeverinë e MZ, Kemal Purishiq, tha se bëhet fjalë për ndryshimin dhe përmirësimin e  Ligjit ekzistues mbi këshillin Sociale, i cili hyri në fuqi në fillim të vitit 2008.

“Arsyeja kryesore për miratimin e ligjit është që tekstin ekzistues ta bëjnë më funksional dhe më të saktë në mënyrë që të bëhet përmirësimi  i punës së Këshillit Social si vendit ku interesat e të tre partnerëve social janë të niveluar në çështjet më të rëndësishme”, tha Purishiq pas seancës së Qeverisë.

Kjo, siç tha ai, duhet të çojë në përmirësimin e procesit të dialogut social, i cili ishte një nga sugjerimet e Komisionit Evropian.

Siç kumtojnë ky tekst ka kaluar nëpërmjet konsultime publike dhe debatit të gjatë publik dhe gjithashtu i është dërguar për konsultime edhe Komisionit Evropian dhe organizatës ndërkombëtare të punës.

“Mundësia Fakultative për të themeluar këshillat sociale në komuna, në komunën e qytetit në Cetinë dhe të Kryeqytetit në Podgoricë, tani merr një numër të caktuar normash që përcaktojnë mënyrën e themelimit të këshillave lokale sociale, procedurat për punën e tyre, kompetencat dhe mënyrën e funksionimit”, shpjegoi Purishiq.  “Kjo duhet të çojë në një punë më efikase dhe të sigurojë një racionalitet të caktuar”, përfundoi Purishiq.

SHARE