REMITANCAT KUFITARE NË VENDKALIMET ME SHQIPËRINË PO RIKTHEHEN

Në Ministrinë e Brendshme është mbajtur takimi i Komisionit të Përbashkët malazezo-shqiptar dhe Komisionit të përbashkët të ekspertëve për zbatimin e marrëveshjeve për kalimet kufitare ndërmjet dy vendeve. 

Në takim u diskutuan çështjet e zbatimit të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për restaurimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e piramidave, piramidave të ndërmjetme dhe shenjave të tjera kufitare përgjatë kufirit shtetëror malazezo-shqiptar. 

Siç njofton MPB-ja, është diskutuar edhe për protokollin për zbatimin e Marrëveshjes për hapjen e pikës së përbashkët kufitare Shën Nikolla – Pulaj. Në takim është diskutuar për pikën e përbashkët kufitare Sukobin – Muriqan, në rrugën Ulqin – Shkodër, dhe pikën kufitare Bozhaj – Hani Hotit, në rrugën Tuz – Shkodër.

“U dakorduan për aktivitete konkrete në drejtim të vazhdimit të restaurimit të shenjave kufitare, dinamikës së përgatitjes së protokollit për procedurat e kontrollit të përbashkët kufitar dhe shpenzimeve të bëra në punën në vendkalimin e përbashkët kufitar Shën Nikolla – Pulaj dhe u ra dakord për procedurat e kontrolleve kufitare me qëllim të përshpejtimit të qarkullimit në pikat kufitare më të shpeshta gjatë sezonit turistik veror. Bashkërisht u tha, ndër të tjera, se duke zbatuar marrëveshjet e lidhura për kufirin shtetëror dhe pikat kufitare, kontribuojmë në zhvillimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe në bashkëpunimin rajonal në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

SHARE