MARRËDHËNIET E FQINJËSISË SË MIRË JANË ÇELËSI PËR NJË BALLKAN PERËNDIMOR TË SIGURT

Forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë është thelbësore, si për rritjen e besimit të ndërsjellë dhe për stabilitetin e të gjithë Ballkanit Perëndimor, theksuan Ministrja e Mbrojtjes Olivera Injac dhe homologu nga BeH Sifet Poxhiq. Me atë rast, Injac shprehu mbështetjen e plotë për aspiratat euro-atlantike të BeH. Ministrja theksoi se Mali i Zi, si një anëtar i NATO-s, do të vazhdojë të promovojë vlerat e komunitetit transatlantik. Ministri Poxhiq theksoi rëndësinë e integrimit Euro-Atlantik si përparësia kryesore e politikës së jashtme të BeH. Ata ranë dakord që pjesëmarrja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në nismat e sigurisë rajonale është një nga mekanizmat më të mira për forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, si dhe një lloj platforme për promovimin e vlerave Euro-Atlantike.

SHARE