PA NJË MARRËVESHJE PËR RRITJEN E PAGAVE NË SHËNDETËSI, E MUNDUR GREVA

Sindikatat e shëndetësisë nuk arritën të pajtohen për rritjen e pagave në një takim me ministrin e Shëndetësisë Vojisllav Shimun dhe ministrin e Financave Novica Vukoviq.

Ministri Shimun tha se do të sigurohen mjete për personelin mjekësor dhe se kjo është një zgjidhje e pranueshme deri në ligjin e ri, me të cilin sindikalistët nuk pajtohen.

Ata thanë se do të konsiderojnë organizimin e një greve duke filluar nga java e ardhshme.

Ministri Shimun tha se ka para vetëm për personelin mjekësor.

“Ne parashtruam propozimin e administratës sonë që në kuadër të mjeteve ekzistuese buxhetore, stafit të mesëm mjekësor, që janë më të cenuarit, t’i ofrohet stimulim përmes menaxhmentit si zgjidhje e përkohshme që do të mundësonte rritje të pagave”, tha Shimun.

Ai shpjegon se kjo rritje do të mund të realizohej shumë shpejt përmes stimulimit.

“Sindikatat kërkuan edhe për staf jo mjekësor. Nuk kemi fonde për këtë”, thotë ai.

Ai tregon se greva është e drejtë e punëtorëve, por se oferta ka qenë korrekte dhe specifike, në kuadër të mjeteve buxhetore ekzistuese.

SHARE