MALI I ZI ËSHTË NDËR TË PARËT NË EVROPË PËR SA I PËRKET SËMURJES DHE VDEKJES NGA KANCERI I QAFËS SË MITRËS

Me rastin e javës evropiane kundër kancerit të qafës së mitrës, shërbimi gjinekologjik i Qendrës Shëndetësore të Kryeqytetit me mbështetjen e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi dhe organizatës studentore MoMSIC planifikoi vënien e një tavoline informative në “Big Fashion” me 29 janar 2024 nga ora 11:00 deri në orën 19:00.

Qëllimi i promovimit është të edukojë bashkëqytetarët tanë për parandalimin, zbulimin e hershëm, diagnostikimin dhe opsionet e trajtimit të kancerit të qafës së mitrës.

„Kanceri i qafës së mitrës është një problem madhor i shëndetit publik i shoqërisë sonë, dhe Mali i Zi është ndër të parët në Evropë për sa i përket prekjes dhe vdekjes nga kjo sëmundje, ndaj përmes një bashkëbisedimi edukativ me bashkëqytetarët tanë do t’i informojmë ata për vazhdimin e programit të depistimit,“ thuhet në njoftim.

SHARE