PËR MALIN E ZI, 150 MIJË VAKSINA KINEZE

150 mijë doza të vaksinës kineze do të dorëzohen në Malin e Zi, tha Ministrja e Shëndetësisë, Jelena Boroviniq Bojoviq, duke deklaruar se një para-marrëveshje mbi prokurimin tashmë është nënshkruar me kinezët. “Para-marrëveshja është nënshkruar dhe 150 mijë doza të vaksinës Sinophram do të mbërrijnë në Malin e Zi,” tha Boroviniq Bojoviq. Ajo shtoi se pëlqimi diplomatik është siguruar dhe se ata kanë një përgjigje nga ambasada kineze. Ministrja përsëriti se iniciativa COVAX ka siguruar prej kohësh një numër adekuat të vaksinave dhe, siç deklaroi ajo, është plotësisht e qartë se kjo nismë po shkon mirë. Ajo shtoi se një marrëveshje bilaterale me rusët është nënshkruar dhe se ata presin mbërritjen e vaksinave shumë shpejt. “Kontrata me Pfizer është në fazën financiare, sepse lidhja e një kontrate nënkupton disa faza, secila prej të cilave është individualisht e rëndësishme,” shpjegoi Boroviniq Bojoviq. Ajo tha se 50,000 doza të vaksinave ruse pritet në tremujorin e parë të vitit. Ministrja e Shëndetësisë rikujtoi se në dhjetor të vitit të kaluar, ajo tha se do të bënte çmos për të filluar vaksinimin në Malin e Zi në fund të janarit, në fillim të shkurtit. “Unë ende qëndroj brenda kësaj kornize. Nuk mund të them datën e saktë të fillimit, por ajo që mund të them me siguri është se plani i veprimit është përgatitur dhe se gjithçka është gati për fillimin e vaksinimit, ” tha Boroviniq Bojoviq.

SHARE