KOMISIONI I REGJISTRIMIT: QYTETARËT QË ENDE NUK JANË REGJISTRUAR DUHET TË TELEFONOJNË NË NUMRIN E TELEFONIT KUJDESTAR

Komisioni i Regjistrimit i Komunës së Tuzit ka njoftuar të gjithë qytetarët të cilët në periudhën prej datës 03.12 – 24.12.2023 kanë munguar, ose për arsye të tjera nuk janë regjistruar gjatë kësaj periudhe, të telefonojnë në numrin e telefonit kujdestar:

Komisioni i Regjistrimit i Komunës së Tuzit:
Tel: 020/875-167

Qytetarët mund të telefonojnë nga ora 08:00 deri në 20:00 deri më 27 dhjetor 2023, kurse më 28 dhjetor 2023 më së voni deri në ora 16:00 për t’u regjistruar.

SHARE