ZJARRI I MADH NË RRETHIN “RADOJA DAKIQ”, MBYLLË NJË PJESË TË RRUGËS DREJT NIKSHIQIT

Në territorin e Kryeqytetit në Podgoricë, ishin aktive katër zjarre. Për shkak të zjarrit në rrethin “Radoja Dakiq”, policia mbylli komunikacionin në rrugën magjistrale në drejtim të Nikshiqit.  Sipas gazetës “Vijesti” Mali Gorica është  mbuluar  në tym.

Siç kumtohet në hapësirat e ish fabrikës, po ndezën gomat e automjeteve të hedhura , ndërsa zjarri është përhapur edhe në disa automjete të hedhura, në varrezat e automjeteve të dala jashtë përdorimi.

Siç kumtohet, gjithashtu janë duke u  ndezë edhe Kamionë të vjetër, frigoriferë dhe makina ndërtimi. Zjarrin janë duke u përpiq ta fikin 17 zjarrfikës me ndihmën e Ushtrisë së Malit të Zi.

Zjarri kishte përfshirë edhe vendbanimin  e Sukruqit dhe rrethinave të Tuzit, mirëpo zjarri në këto lokacione është fikur.

Gjithashtu janë lokalizuar edhe zjarret në Kokotë, Rakiqë si dhe në Konik, Smokovcë e Shtekam.

SHARE