MARKOVIQ: MALI I ZI KONFIRMON ANGAZHIMIN E SAJ PËR TË KONTRIBUAR NË PAQEN BOTËRORE

Mali i Zi konfirmon angazhimin e saj për të kontribuar vazhdimisht në paqen dhe barazinë botërore midis njerëzve,deklaroi kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq.

Ai foli në Samitin e Paqes “Nelson Mandela”, i cili u mbajt me rastin e njëqindvjetorit të lindjes së këtij laureati Nobel në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, Mali i Zi, pavarësisht sfidave dhe konflikteve për rreth tij, ruajti stabilitetin e brendshëm dhe hapi kufijtë e saj për qindra mijëra refugjatë dhe persona të zhvendosur, e cila ishte një zgjedhje e natyrshme për Malin e Zi i cili ishte një mjedis tolerant multikulturor dhe multietnik”, tha Markoviq.

Sipas tij, në themelet e kombeve të ndërlidhura, besimit dhe kulturës, u rivendos pavarësia, saktësisht njëqind e nëntë vjet pas misionit të parë të paqes në botë.

SHARE