FD, DON TË JETË PJESË E GRUPIT TË PUNËS, POR ME KUSHTE

Fronti Demokratik është i gatshëm të marrë pjesë në punën e grupit punues për t’u marrë me reformën e legjislacionit zgjedhor, me kusht që të hiqen devijimet të cilat Fronti Demokratik i ka paraqitur në periudhën e mëparshme, kështu  ka vendosur sot Kryesia e kësaj aleance politike, raporton  agjencia e lajmeve “Mina”.

Këto kushte siç thonë ata “do të duhet  të mundësojnë të eliminohen të gjitha devijimet të cilat Fronti Demokratik i ka paraqitur në periudhën e mëparshme, duke marrë parasysh se zgjedhjet në Malin e Zi ishin të ndikuara nga njerëz që nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhje dhe se  i gjithë ambienti i përgjithshëm zgjedhor është krijuar në marrëdhënie  diskriminuese ndaj një numri të madh të qytetarëve të Malit të Zi”, raporton  agjencia e lajmeve“Mina” sipas burimeve të marra nga FD-ja.

SHARE