Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, priti sot, ambasadoren e Italisë në Mal të Zi, SH.S. Andreina Marsela.
Ambasadorja në vizitën e parë zyrtare në Komunën e Tuzit, u njoftua nga kryetari Gjeloshaj për të gjitha projektet zhvillimore që Komuna ka realizuar më herët, si dhe ato që priten të realizohen në të ardhmen.
Kurse nga ana e saj, ambasadorja shprehi gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve, në të mirë të qytetarëve të të dy vendeve.
Të pranishëm në takim ishin edhe kryetari i Kuvendit të Komunës së Tuzit, Fadil Kajoshaj dhe nënkryetari i Komunës, Lindon Gjelaj.