BOSHKOVIQ ME PËRFAQËSUESIT E SAPOEMËRUAR TË ZYRËS PËR BASHKËPUNIMIN E MBROJTJES SË SHBA

Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, u takua sot me përfaqësuesit e sapoemëruar të Zyrës për Bashkëpunim të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kumtuan nga Ministria e Mbrojtjes së MZ.

Shefi i ri i kësaj Zyrë është kapiteni i Korvetës Filip Henri dhe oficeri për bashkëpunim bilateral me Gardën Kombëtare të Shtetit Federal të Mejn, kapiteni Brajan Mekllellan. Boshkoviq theksoi rëndësinë e kualitetit dhe bashkëpunimit të përditshëm me këtë Zyrë dhe Ambasadën Amerikane në Malin e Zi, në fushën e mbrojtjes.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partneri kryesor strategjik të MZ, i japin mbështetje të madhe Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Malit të Zi, veçanërisht në planin e arsimit dhe trajnimit dhe modernizimit të Ushtrisë, si dhe të arritjes së nivelit të nevojshëm të ndërveprimit dhe përmbushjen e qëllimeve aktuale të aftësive.

Boshkoviq, po ashtu theksoi rolin e rëndësishëm të Zyrës për bashkëpunim të mbrojtjes të SHBA, në zbatimin e politikës së Komandës Evropiane të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Boshkoviq, gjithashtu i informoi pjesëmarrësit rreth aktiviteteve aktuale në punën e Ministrisë së Mbrojtjes së MZ, si dhe prioritetet që ata kanë për modernizimin e Ushtrisë së Malit të Zi. Ai theksoi se Mali i Zi, si anëtare e NATO-s, do të vazhdojë të kontribuojë në mënyrë aktive në sistemin e sigurisë kolektive, duke marrë pjesë në misionet dhe operacionet ndërkombëtare dhe në mënyrë aktive do të bëjnë promovimin e politikës së “dyerve të hapura” të NATO-s, në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa, Kapiteni i Korvetës Henri dhe kapiteni Mekllellan, shprehën kënaqësinë që angazhimin e tyre profesional, do ta vazhdojnë në Mal të Zi.

Ata thanë se Zyra e Bashkëpunimit të Mbrojtjes edhe më tutje do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Malit të Zi, në arritjen e prioriteteve dhe planeve të tyre.

SHARE