Tifozët e Evertonit u larguan edhe më turpshëm nga Anfield: Nuk pranuan humbjen, derisa demoluan çfarë u doli përpara

Tifozët e Evertonit nuk e kanë pranuar edhe aq mirë humbjen nga rivali lokal, Liverpool.

Toffes u mposhtën në “Anfiel Road” me rezultat 2-0 nga The Reds, por që përkrahësit e tyre nuk e pranuar me sportivitet.

Derisa nuk ia dolën t’i mposhtin në fushë, atëherë tifozët mysafirë u përkujdesën që të mos largoheshin duarbosh nga Meresyside Derby.Lexo po ashtu:Jurgen Klopp ‘nuk donte’ të largohej nga Divock Origi pas përfundimit të ndeshjes, derisa në një intervistë brilante kishte lëvdata për belgun

Tashmë pamjet janë publikuar në internet dhe aty shfaqën demolimet që kanë bërë mbështetësit e Evertonit derisa po largoheshin nga stadiumi i Liverpoolit.

Televizorët e thyer dhe banjot e demoluara, janë vetëm disa nga gjërat që kanë dëmtuar tifozët vendas.

Besohet se edhe ulëset në stadium janë demoluar nga persona që nuk e kanë pranuar humbjen, dhe për këtë Evertoni pritet të fillojë hetimet dhe t’i ndëshkojë personat përgjegjës. /Telegrafi/

SHARE