FMN: RRITJE E FORTË EKONOMIKE NË VITIN 2022

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon se ekonomia malazeze do të rritet me një normë prej gjashtë për qind në vitin 2022. “Rikuperimi i rritjes pritet në vitin 2021 dhe 2022, përkatësisht 12 për qind dhe gjashtë për qind, i stimuluar kryesisht nga normalizimi i turizmit”, thuhet në raportin e ri të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Malin e Zi. “Momenti i fortë i rritjes pritet të vazhdojë në vitin 2022, por prodhimi pritet të mbetet nën tendencën para pandemisë në afat të mesëm”, thuhet në raportin e FMN-së.FMN thotë se Covid 19 goditi rëndë ekonominë, por një rimëkëmbje e fortë është duke u zhvilluar. Borxhi publik, i cili tashmë ishte rritur para pandemisë, është rritur më tej. Qeveria ka nisur një program reformash “Evropa Tani”, i cili synon të ndalojë migrimin e popullsisë nëpërmjet rritjes së fortë të pagës minimale, uljes së taksave të punës dhe vendosjes së një takse progresive, deklaron FMN.

SHARE