GJELAJ URON BESIMTARËT KATOLIK ME RASTIN E FESTËS SË KRISHTLINDJES

Kryetari i komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, ka uruar të gjithë qytetarët e Malësisë dhe të diasporës, me rastin e festës së Krishtlindjes.

“Me rastin e Krishtlindjes uroj të gjithë qytetarët që kremtojnë këtë festë, ta kalojnë me shëndet, gëzim dhe lumturi. Le të jetë kjo festa e shpresës që mbushë zemrat dhe shtëpitë e besimtarëve dhe të gjithë njerëzve me vullnet të mirë. Krishtlindja të na bashkojë rreth vlerave civilizuese të paqës, dashurisë dhe respektit ndaj njëri – tjetrit. Kjo festë përkujton edhe bashkimin e kombit tonë, ku besimet e ndryshme dhe kulturat jetojnë në harmoni duke kremtuar së bashku! Gëzuar Krishtlindjen!” thuhet në urimin e kryetarit Gjelaj.

SHARE