SOT U MBAJT SEANCA E XIX E KUVENDIT TË KOMUNËS SË TUZIT

Sot është mbajtur seanca me procedurë urgjente e 19 me rradhë e Kuvendit të komunës së Tuzit. Opozita nuk mori pjesë në këtë seancë të paraparë me 7 pika të rendit të ditës ndërsa nga Kryetari i komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj si propozues u shtua edhe pika 8. Kryetari Gjeloshaj prezantoi pikën e parë propozimin e vendimit mbi ndryshimet e vendimit mbi themelimin e shoqërisë me përgjegjësi të  kufizuara komunale Tuz. Pikën dy propozimin e vendimit mbi themelimin e shoqërisë së kufizuar ujësjellësi dhe kanalizimi Tuz dhe pikën 4 propozimin e vendimit mbi themelimin e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar Tregu Tuz. Siç shprehet Gjeloshaj me drejtuesin e kryeqytetit ka pasur bisedime në të cilat janë dakorduar për marrjen e disa kompetencave dhe me pelqimin e Kuvendit të këtyre vendimeve do të formohen dy ndërmarrje të reja ajo e tregut dhe ujësjellësit të cilat nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të jenë në drejtim të komunës së Tuzit të cilat do të funksionin në mënyren më të mirë në sherbim të qytetarëve. Pika 3 e rendit të ditës ishte propozimi i vendimit mbi emërimin e anëtarëve të bordit të drejtorëve të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuara ujësjellësi dhe kanalizimi Tuz, ku si kryetar i komisionit këshilltari Gjergj Camaj bëri prezantimin e 5 anëtarëve. Gjithashtu anëtarët e bordit të drejtorëve të shoqërisë me përgjegjësi e kufizuar Tregu i Tuzit u prezantua nga z. Camaj. Pika 6 ishte propozimi i vendimit mbi shkarkimin dhe emërimin e anëtarëve të Kuvendit të klubit të basketbollit Deçiq ku u bë e ditur nga z. Camaj emrat e anëtarëve të shkarkuar dhe anëtarëve të rinj të kuvendit të këtij klubi që është tani në pronësi të komunës së Tuzit. Pika 7 ishte propozimi i vendimit mbi miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të programit të objekteve të përkohshme për territorin e komunës së Tuzit. Kryetari Gjeloshaj sqaroi që kishe takime me ministrinë gjegjëse për dhënien e pelqimit e kushteve të nevojshme në harmonizim me ligjin siç është ruajtja e ambientit ndërsa ky vendim është shtyrë për seancën e ardhshme pasi që ky pelqim edhe pse ishte premtuar nuk mbërriti deri në momentet e zhvillimit të seancës së sotme. Pika e 8 ishte  vendimi mbi bashkëpunimin e komunës së Tuzit  me Federaten e Futbollit të Malit të Zi. Këto vendime u miratuan me shumicë votash.

SHARE