ABAZOVIQ: TË AVANCOJMË MALIN E ZI SI DESTINACION AJROR

Qëllimi është të punohet në përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme dhe akses më të mirë në Mal të Zi përmes trafikut ajror, u vlerësua në takimin e organizuar nga zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq me temën e avancimit të Malit të Zi si destinacion ajror. “Në takim u diskutuan mundësitë në lidhje me interesin e investitorëve të huaj në Mal të Zi, duke vënë në dukje se qëllimi i përbashkët është të punohet në përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme dhe qasje më të mirë në Mal të Zi përmes trafikut ajror,” njoftoi Qeveria. Duke folur për sezonin e kaluar turistik si shumë të suksesshëm, bashkëbiseduesit vunë në dukje kënaqësinë me atë që u bë në një afat të shkurtër kohor, duke rënë dakord që përgatitjet për sezonin e ardhshëm turistik tashmë kanë filluar.

SHARE