TË KRIJOHEN KUSHTET QË AUTOSTRADA TË HAPET MË 13 KORRIK

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq tha se pret që kontraktori të mbledhë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të krijuar kushtet e nevojshme që seksioni i parë i autostradës të hapet më 13 korrik. Përkatësisht, Abazoviq dhe ministrat kanë vizituar sot autostradën, me mesazhin se herën tjetër do të vijnë në hapjen e saj. Anëtarët e Qeverisë, të udhëhequr nga kryeministri Abazoviq, vizituan qendrën komanduese në “Pelev Brijeg” dhe u njohën me objektet, pajisjet për menaxhimin e autostradave, qendrën komanduese për monitorim dhe menaxhim të trafikut. “Delegacioni qeveritar është takuar me kontraktorin kryesor CRBS, me ç’rast është diskutuar për datën e hapjes së autostradës.  Abazoviq theksoi se në autostradë ka ardhur i shoqëruar nga disa ministra, por se herën tjetër dëshiron të vijë me përbërjen e plotë të Qeverisë në hapje më 13 korrik.  Në këtë kuptim, kryeministri tha se pret që kontraktori të mbledhë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për kontrollin teknik deri më 5 korrik dhe ta dorëzojë më së voni deri më 5 korrik, gjë që do të krijonte parakushtet e nevojshme për hapjen më 13 korrik,” thuhet në deklaratë. 

SHARE