Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, tha se gjatë pandemisë se koronavirusit, Mali i Zi do të luftojë për inteligjencën e brendshme, potencialin ekonomik dhe për çdo vend punë nga një skaj i Malit të Zi në tjetrin.
Kur bëhet fjalë për nivelin aktual të sëmundjes në vendin tonë, Markoviq shqetësohet për faktin se ne përsëri jemi të ekspozuar ndaj importeve nga më shumë anë dhe në akoma më shumë lokacione sesa në mars, si dhe për faktin se numri i kontakteve të bëra nga pacientët është shumë i lartë.
Duke komentuar mos mbajtjen e turneut të tenisit Adria në Mal të Zi, Markoviq theksoi se shteti nuk u dorëzua ndaj emrave kumbues dhe korporatave financiare dhe se ai ishte krenar për vendimin që tregoi shqetësim për shëndetin e qytetarëve.