MALI I ZI I ËSHTË BASHKUAR AGJENCISË EVROPIANE TË SIGURISË USHQIMORE NË LUFTËN KUNDËR MURTAJËS AFRIKANE TË DERRAVE

Agjencia Evropiane e Sigurisë Ushqimore (EFSA), së bashku me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave të Malit të Zi dhe Administratën për Sigurinë Ushqimore, Çështjet Veterinare dhe Fitosanitare, do të mbështesin edhe një herë luftën kundër murtajës afrikane të derrave (ASF) këtë vit.

Kjo si pjesë e një fushate që po zbatohet në të gjithë Evropën, është bërë e ditur nga Administrata për Siguri Ushqimore, Çështje Veterinare dhe Fitosanitare. P

ër të katërtin vit radhazi, fushata “Stop murtajës afrikane të derrave” në 18 vende evropiane, përfshirë Malin e Zi, ndërgjegjëson fermerët, gjuetarët dhe veterinerët për këtë sëmundje shumë ngjitëse dhe i inkurajon ata të marrin masa për të ndaluar përhapjen e saj.

SHARE