KKSH: GËZUAR FESTËN E BAJRAMIT

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika, uron të gjithë besimtarët e konfensionit myslimanë festën e Fitër Bajramit.

Në postimin e plotë të Nika thuhet:


“Të dashur besimtar myslimanë, gëzuar festën e Bajramit të Madh.

Uroj që kjo festë të sjellë paqen dhe bekimin e zotit për të gjithë, si shpërblim për sakrificen dhe lutjet gjatë gjithë muajit të madhërueshëm të Ramazanit.

Mbarësia, shëndeti, begatia e uniteti mbizotrofshin në familjet tona dhe mbarë kombin shqiptar.

Urime!”

SHARE