GJELOSHAJ: GJATË RAMAZANIT TË MBIZOTËROJË PAQJA DHE HARMONIA

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj ka uruar besimtarët islam për muajin e Ramazanit, duke ju dëshiruar agjërim të lehtë, harmoni, qetësi shpirtërore dhe begati në familje. 

Gjeloshaj uron që në këtë muaj të shenjtë, si muaj i mirëkuptimit, afrimit dhe solidaritetit mes njerëzve të mbizotërojë paqja dhe harmonia mes secilit. 


“Në këtë muaj Zoti  hap dyert e mëshirës për të gjithë ata të cilët e kryejnë këtë adhurim më përkushtim e devotshmëri,” shprehet Gjeloshaj.

“Besoj se ky muaj do e shtojë ndjenjën e mirësisë, të solidaritetit dhe mirëkuptimit mes besimtarëve të konfesioneve të ndryshme dhe etnive. Ju uroj besimtarëve mysliman që të dalin ngadhënjyes nga muaji i mundësive të ripërtëritjes shpirtërore. Prandaj, me respekt dhe kënaqësi, në emër të Komunës së Tuzit dhe në emrin tim personal, Ju uroj këtë muaj të agjërimit gjithë besimtarëve,” thuhet në urimin e Gjeloshaj.

Urimeve për fillimin e muajit të Ramazanit ju bashkëngjit edhe nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, duke ju dëshiruar që muaji i shenjtë i Ramazanit të sjellë paqe dhe harmoni.

“Unë ju dëshiroj një agjërim të lehtë dhe të pranueshëm, dhe që pastrimi shpirtëror të jetë shoqëruesi ynë, jo vetëm në këtë kohë krize,” thuhet në urimin e Nimanbegut.

SHARE