Sezoni i alergjive ndaj polenit është gati të fillojë, lehtësoni simptomat me ndihmën e këtyre këshillave

Sezoni i alergjive ndaj polenit është gati të fillojë, që do të thotë se shumë prej njerëzve alergjikë do të duken sikur janë të ftohur.

Vizita te mjeku është alternativa më e mirë, sepse ata kanë një pasqyrë të qartë për gjendjen tuaj shëndetësore, por ka ende mënyra për t’i lehtësuar simptomat tuaja.

Shmangni kalimin e kohës jashtë

Edhe pse shmangia e qëndrimit jashtë pas ditëve të dimrit duket si një mision i pamundur, njerëzit që janë alergjikë ndaj polenit duhet të mendohen dy herë përpara se të vendosin të largohen nga shtëpia. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që nuk duhet të dilni nga shtëpia, por përpiquni të mos dilni nga pesë deri në dhjetë të mëngjesit kur përqendrimi i polenit është më i lartë.

Dushi

Konsideroni të bëni dush dhe t’i lani flokët pasi të keni qenë jashtë, sepse poleni mund të futet në flokë, lëkurë dhe rroba. Sigurohuni që t’i ndërroni rrobat që keni veshur, sepse poleni mbetet në rroba.

Mbajini dritaret të mbyllura

Mbani dritaret e shtëpisë tuaj të mbyllura gjatë ditës dhe sigurohuni që t’i ajrosni dhomat në mbrëmje. Gjithashtu gjatë vozitjes mbani të mbyllur çatinë e diellit dhe nëse dëshironi, lini dritaret e tjera të hapura për të qarkulluar ajrin.

Lani kafshët shtëpiake

Larja e kafshëve shtëpiake mund të ndihmojnë në kufizimin e alergjenëve. Poleni mund të futet në gëzofin e tyre dhe në shtëpinë tuaj. Rekomandohet që ta lani kafshën tuaj vetëm dy herë në javë gjatë sezonit të alergjive, pasi larja e tepërt mund të jetë e keqe për lëkurën e tyre. Kjo është arsyeja pse rekomandohet të përdorni peceta për kafshët shtëpiake.

Mbani një maskë

Nëse punoni jashtë, atëherë vendosni një maskë për të ndihmuar në filtrimin e polenit. Syzet e diellit parandalojnë hyrjen e polenit në sytë tuaj dhe gjithashtu mund të përdorni vazelinë për t’i lyer brenda vrimave të hundës për t’i mbrojtur ato nga poleni që hyn në traktin respirator. /Telegrafi/

SHARE