FORCA REAGON NË DEKLARATËN E PDS

Pasi që kryetari i Kuvendit Komunal të Ulqinit, Ilir Çapuni deklaroi se do japë dorëheqjen nga ai funksion dhe se partia e tij Forca e Re Demokratike do të dalë nga koalicioni lokal, nga koalicioni PDS, UDSH, PD, SD, dhe PB deklaruan se me urgjencë do të thirret seanca e Kuvendit me shumicë parlamentare, me 22 këshilltarë, ku do të zgjedhin kryetarin e ri të komunës. Lidhur me deklaratën e përbashkët të PDS-së me partnerët tradicionalë, Forca e Re Demokratike në kumtesën e rradhës ka theksuar se fillimi i bashkëpunimit me PDS-në daton që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, kur Forca mbajti postin e kryetarit të Komunës. “Ne menduam se ata do të vazhdonin vizionin tonë të zhvillimit dhe hymë në një marrëdhënie zyrtare me PDS-në e cila përfaqësoi edhe partnerët e saj tradicionalë. Ne në trashëgimi lamë projekte të gatshme, aranzhime të kredive dhe një sistem të konsoliduar të punës. Ne ishim të gatshëm për të marrë pjesë në realizimin e planit strategjik të qytetit dhe vizionin e zhvillimit,” thuhet në kumtesë. Ata theksuan se edhe gjatë debateve në Kuvend, mund të vërehej se kishin një koalicion bipolar i cili kishte PDS me partnerë tradicionalë në njërën anë dhe Forca në anën tjetër. “Parimisht, për shkak të mungesës së vullnetit të kontraktorëve, kontrata përfundon. Një marrëveshje e dytë mbetet në fuqi ama, zyrtare ose jo,  midis PDS-së dhe partnerëve tradicionalë të tyre, për vullnetin,  arsyet dhe vizionin e të cilës do të vendosin qytetarët në zgjedhje,” thuhet në deklaratë. Duke i parë zhvillimet e fundit në lidhje me zgjedhjen e Kryetarit të ri të komunës Ulqinit, Lëvizja Qytetare Perpsketiva e njofton opinionin e gjërë që nuk do të mbështesë asnjë iniciativë që tënton të zgjedh Kryetarin e ri përmes çfarëdo procesi tjetër e që nuk del si rezultat i zgjedhjeve të reja në vend. Zgjedhjet e reja në Komunën e Ulqinit janë hapi i vetëm dhe i duhur që duhet ndjekur nga të gjitha partitë politikë në vend, pa përjashtim,” thuhet në kumtesë.

SHARE