TË DIELËN NUK KA ZGJEDHJE NË SHAVNIK

Zgjedhjet në dy vendvotimet e mbetura në Shavnik nuk do të mbahen të dielën për shkak se anëtarët e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve të Shavnikut nuk arritën të pajtohen, tha kryetari i KKZ-së Dushan Radanoviq. Ai tha se katër anëtarë të KKZ-së ishin pro dhe katër kundër. Deri më tani, nëntë herë është përsëritur votimi në vendvotimet në ndërtesën e Komunës dhe në fshatin Krushevicë. Shkaku i përsëritjes së zgjedhjeve janë incidentet dhe një numër i madh i parregullsive që shënuan javët e fundit.

SHARE