GJUKANOVIQ NËNSHKROI “LIGJET E ZETËS”, ZETA ZYRTARISHT KOMUNË

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq ka nxjerrë dekrete për shpalljen e Ligjit për ndryshimin e Ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi dhe Ligjit për ndryshimin e ligjit për kryeqytetin, është bërë e ditur në Gazetën Zyrtare.  Kuvendi, të ashtuquajturat “ligjet e Zetës”, që parashikon pavarësinë e Komunës së Zetës, i ka miratuar të mërkurën. Punët e pushtetit lokal dhe zyrtarët dhe punonjësit lokalë të cilët i kanë kryer ato punë në organet e pushtetit lokal të Komunës së Gollubovcit si komunë në kuadër të Kryeqytetit do t’i marrin organet e pushtetit lokal të Komunës së Zetës në afat prej 30 ditësh nga data e formimit të atyre organeve “në përputhje me nenin 41 të këtij ligji”.

SHARE