PREZANTOHET PAKETA E TRETË ME VLERË 1,2 MILIARDË EURO

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, tha se Qeveria ka miratuar një paketë të tretë të masave ekonomike për të mbështetur qytetarët dhe ekonominë për të zbutur efektet e pandemisë koronavirus prej 1,22 miliardë eurosh, e cila mbulon një periudhë katër vjeçare.

“Pasi tejkaluam me shumë sukses sfidat në fillim të epidemisë, dhe në ditët e para të shfaqjes së saj duke iu përgjigjur me masa adekuate të mbështetjes ekonomike për ekonominë dhe qytetarët, duke i zbatuar ato gjatë tremujorëve të parë dhe të gjatë, pritja jonë ishte që ne do të sjellim paketën e tretë në një ambient më të favorshëm. Paketa e parë e masave arriti në 280 milion EUR dhe ishte kryesisht e lidhur me ruajtjen e likuiditetit aktual dhe mbështetjen e kategorive më të rrezikuara të popullatës. Paketa e dytë e masave u krijua në drejtim të ruajtjes së vendeve të punës dhe krijimin e parakushteve për një rimëkëmbje më të shpejtë të ekonomisë sonë. Ne kemi lënë mënjanë rreth 40 milion euro vetëm për këtë deri në qershor. Prandaj, paketa e tretë e masave ekonomike, e cila është duke u përgatitur me muaj, do të arrijë në 1.22 miliardë euro,” tha Kryeministri në një konferencë për shtyp të mbajtur menjëherë pasi Qeveria miratoi paketën e tretë të masave.

Paketa e tretë e masave ekonomike deri në vitin 2022 do të mundësojë ruajtjen dhe ristrukturimin e ekonomisë malazeze, qëndrueshmërinë e investimeve ekzistuese dhe krijimin e parakushteve  për nxitjen e investimeve të reja në ekonominë e Malit të Zi.

Paketa për sektorin më të rrezikuar turistik do të përfshijë shkallën më të ulët të TVSH-së në shërbime, ushqim dhe pije nga 21 në 7% për një vit, subvencionimin e kamatave në riprogramimin e kredive në banka dhe në Fondin investues zhvillimorë, subvencionimin e qiradhënësve në vendosjet private, kredi më të leverdishme për likuiditet e të ngjashme.

Është propozuar edhe subvencionimi prej 50% të bruto të ardhurave minimale për prindërit të fëmijëve të moshës deri në 7 vjeçare për shkak të mbylljes së kopshteve si pasojë e situatës së rënduar epidemiologjike.

Kryeministri Markoviq tha se Qeveria e konsideron si detyrim të sigurojë stabilitetin ekonomik dhe financiar, dhe sigurinë materiale të secilit individ, ndërkohë që siguron zhvillim infrastrukturor dhe të përgjithshëm, dhe rritje të mëtejshme të ekonomisë.

SHARE