KAMPI VEROR I FËMIJËVE, 19 – 21 KORRIK 2022

Komuna e Tuzit në kuadër të programit “Vera në Malësi”, për herë të dytë organizon “Kampin veror të fëmijëve”, i cili do të mbahet nga data 19 deri më 21 korrik. Ky kamp do t’u ofrojë fëmijëve argëtim dhe aktivitete edukative me bashkëmoshatarë nga vendi i tyre dhe diaspora. Fëmijët do të kenë mundësinë të shijojnë natyrën përmes lojërave,  lojërave me ujë, hulumtimit, punëtorive dhe shumë aktiviteteve të tjera. Aktivitetet do të zhvillohen në Vitojë duke filluar nga ora 18.00. Të gjithë fëmijët e interesuar nga klasa e parë deri në klasën e nëntë që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë ngjarje të mrekullueshëm dhe emocionuese, medoemos duhet ta paraqesin pjesëmarrjen deri më 5 korrik duke plotësuar formularin i cili gjendet në ueb-faqe. 

SHARE