ABAZOVIQ: MARRËVESHJEN E PËRGJITHSHME KOLEKTIVE DO TA VOTOJMË NESËR, NËSE ASKUSH NUK E TËRHEQ NËNSHKRIMIN

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq tha se duke pasur parasysh se kanë marrë informacione se njëri nga partnerët socialë në formimin e Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive do të tërheqë nënshkrimin nga dokumenti i dakorduar, do të presin deri nesër për të marrë zyrtarisht një kërkesë të tillë.

“Atëherë janë hedhur tre nënshkrime në letër, por gjërat mund të ndryshojnë, Qeveria nuk është këtu për të inkurajuar askënd që të tërhiqë ose të mos tërhiqë nënshkrimin, as të arbitrojë në këtë rast, ne jemi në humor të mirë për të dëgjuar të gjitha argumentet. Ne do të presim deri në fund të ditës së punës, pra deri nesër, nëse nuk ka tërheqje të nënshkrimeve, do të votojmë në një seancë elektronike për marrëveshjen e përgjithshme kolektive, nuk është e drejtë që barra tani të kalojë tek Qeveria dhe ajo të arbitrojë mes Sindikatës së Punëdhënësve dhe dy sindikatave”, theksoi Abazoviq.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Admir Adroviq, ka theksuar se versionin e kanë marrë para një muaji, ndërsa para datës 15 kanë pasur një takim me partnerët social, para referimit formal në Qeveri, për të zgjidhur disa dyshime të tjera se, të cilat janë zgjidhur, dhe është lënë afat për harmonizimin e kontratave kolektive degëzore dhe kanë përfunduar të gjitha procedurat formale.

SHARE